zoom

Politikë

Ja kush janë 7 deputetët që votuan kundër shkarkimit të Metës! Emrat

Kuvendi ka votuar sot shkarkimin e Presidentit Ilir Meta me 104 vota pro, ndërsa 7 deputetë kanë votuar kundër.

Deputetët që kanë votuar kundër shkarkimit të Metës janë Lefter Maliqi, Adriatik Alimadhi, Artur Roshi, Elda Hoti, Fatjona Dhimitri, Suzana Topi dhe Gjetan Gjetani.

Ndërkohë, kanë qenë 104 deputetë, të cilët kanë votuar pro shkarkimit të Presidentit. Tashmë pritet Gjykata Kushtetuese për të marrë vendimin final mbi fatin e Presidentit të Republikës.