zoom

Bota

Izraeli bombardon shkollën ku strehoheshin civilët në Gaza, 4 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Katër persona u vranë dhe të tjerë u plagosën pasi një aeroplan izraelit bombardoi një shkollë ku strehoheshin persona të zhvendosur në kampin e refugjatëve Nuseirat, në Gazën qendrore.

Lajmi u raportua nga agjencia shtetërore palestineze e lajmeve “Wafa” dhe krijoi reagime të fuqishme ndaj Izraelit, pasi nuk po kursen as objektet ku qëndrojnë civilët, kryesisht fëmijë e gra.

Mësohet se “sulmi i agimit në shkollën al-Jaouni pasoi me një seri sulmesh ajrore dhe artilerie gjatë natës nga forcat izraelite mbi shtëpitë e banimit dhe strehimoret nga veriu jugor i Gazës”.

Izraeli ka nisur kundërpërgjigje ushtarake pasi Hamasi sulmoi territore të saj më 7 tetor të vitit të kaluar, teksa tani po boshatiset edhe Rafahu për t’u marrë nën kontroll, kurse kriza humanitare ka arritur kulmin. Janë mbi 35 mijë të vrarë deri tani nga lufta në Gaza, pjesa më e madhe të moshuar, fëmijë dhe gra. /ZOOM.AL/