zoom

Stil

Iu publikua video duke u tallur para varrit, Megi Pojani tregon sesi e përjetuan prindërit e saj

Megi Pojani ka reaguar edhe një herë për videon e saj duke u talluar në varreza. Mëngjesin e sotëm ajo ishte e ftuar në emisionin “Wake Up” aty ku foli rreth videos që ju publikua. Megi tha se nuk e di se kush e ka ripublikuar këtë video, e cila sipas saj ka 3 vite që është realizuar.

“Nuk kam guxuar që të hap videon, e kështu më ka ndodhur edhe herë të tjera. Më merrnin në telefon, madje edhe motrat e mia. Është video e para 3 viteve. Kam kërkuar ndjesë për këtë video. Ka një tranzicion që kam ndjekur si personazh, si njeri.

Në rrjetet sociale kam nisur që të postoja shumë kohë më parë dhe nuk e dija çfarë postoja. Por tani kam kuptuar se kur bën diçka pa asnjë qëllim dhe postohet tani, merr një konotacion tjetër. Ky është një mësim që duhej të merrja”.
Më tej ajo shton se ka kërkuar falje dhe u kërkon sërish personave që janë prekur.

“Unë kam kërkuar një falje publike, është hera e parë që e bëj një gjë të tillë. Ju kërkoj falje njerëzve që akoma nuk e kanë kaluar dhimbjen e madhe të një njeriu që nuk e kanë më që e kanë dashur fort. Ju kërkoj falje njerëzve që janë të ndjeshëm nga ai vend”.

Pojani gjithashtu shpjegoi diçka në lidhje me videon e realizuar 3 vite më parë.

“Por duhet të shpjegoj diçka, për mënyrën se si e kam parë dhe pse e kam bërë. Kur ajo video është bërë, para se të behëj, unë jam mësuar nga familja ime të jem shumë familjare. Unë dhe motrat e shoqërojmë mamin, nuk është një proces që mami shkon aty dhe ne e presim. Ne shkojmë atje, përveshim mëngët, mbushim ujë. Duhet të shkulësh barin me rrënjë, të marrësh sende pastrimi. Këtë gjë e bëj 2-3 herë në vit. Si mundem unë të tregoj mungesë respekti. Isha mbi varrin e stërgjyshes sime. Një proces shumë intim. Mami im është shumë e ndjeshme. Mami është gjithmonë duke qarë edhe pse ai person mund të ketë vdekur shumë vite më parë. Unë nuk e shoh mamin tim duke qarë, dhe bashkë me motrat e mia mundohemi të bëjmë diçka”

E pyetur se çfarë thanë prindërit në lidhje me këtë, Pojani u përgjigj:

“E kuptojnë, mami im e kupton se ne jemi terapia më e mirë e saj. Babi im është njësoj si ne, për familjen jemi aty dhe përpiqemi që të ngremë njëri-tjetrin”.