zoom

Bota

Italia e “gjunjëzuar” nga përmbytjet/ Meloni braktis Samitin e G7

Situata në Itali për shkak të motit të keq vijon të përshkallëzohet, ku deri më tani kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve 14 persona dhe më shumë se 36 mijë persona janë evakuuar nga banesat e tyre.

Për këtë arsye, kryeministrja e Italisë Georgia Meloni nuk mund të qëndronte në Samitin e G7 në Japoni.

Ajo u shpreh se është e pamundur të qëndrojë larg Italisë në këto momente tragjike.

‘Sinqerisht, nuk mund të qëndroj aq larg nga Italia në një moment kaq kompleks,” u tha ajo gazetarëve.

 

Meloni falenderoi të gjithë ekipët e kërkim-shpëtimit për punën e bërë në ndihmë të të prekurve nga përmbytjet.