zoom

Bota

Italia, afër vendimit: Personat që janë infektuar me Covid-19 do të marrin një dozë të vetme

Ministria italiane e Shëndetësisë tha se po shqyrton dhënien e vetëm një doze të vaksinës për qytetarët e këtij vendi që ishin pozitivë për coronavirusin.

“Dhënia e një doze të vetme të vaksinës mund të konsiderohet për njerëzit që kanë qenë më parë të infektuar me koronavirus dhe që kanë pasur një rast simptomatik ose asimptomatik”, tha Ministria e Shëndetësisë.

Ky rekomandim vlen për njerëzit që janë diagnostikuar me infeksion tre ose gjashtë muaj më parë, raporton thelocal.

Franca dhe Spanja njoftuan muajin e kaluar se do të konsideronin një qasje të ngjashme dhe të gjitha indikacionet janë që qëllimi është të kursehen vaksinat dhe të forcohen rezervat, ndërsa vendet e Bashkimit Evropian po përpiqen të zbatojnë fushatat e tyre të vaksinimit për të zvogëluar furnizimin e imponuar nga prodhuesit e ilaçeve.

Italia, e cila ka rreth 60 milionë banorë ka shpenzuar 4.76 milionë doza vaksinash deri të enjten në mëngjes dhe rreth 1.5 milionë njerëz morën dy doza të rekomanduara.