zoom

Të gjitha

Itali, shqiptarja grabitet dhe hidhet nga makina! Përfundon në koma

Një punonjëse seksi shqiptare ka përfunduar e plagosur rëndë në spital në Itali, pasi është grabitur dhe më pas është hedhur nga një makinë në lëvizje.

Ngjarja ndodhi në Torino. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për 27-vjeçaren me inicialet D.C., me banim në Torino është shtruar në spitalin e Chivasso me plagë të rënda, njëra prej të cilave i ka prekur kokën.

Po ashtu mësohet se ajo aktualisht ndodhet në koma. Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e të hënës kur një person e kishte marrë të renë më forcë në makinë duke e tërhequr nga flokët. Më pas ai i ka marrë vajzës çantën dhe më pas e ka hedhur nga makina, e cila ishte në lëvizje, duke u larguar nga vendngjarja me shpejtësi.

Policia italiane është vënë në lëvizje për identifikimin dhe arrestimin e autorit të ngjarjes.