zoom

Bota

Itali/ Arrestohet ish-lideri katalanas Carles Puigdemont

Autoritetet italiane kanë arrestuar eurodeputetin Carles Puigdemont, ish-lider i referendumit katalan të vitit 2017.

Puigdemont u arrestua në aeroportin e Algheros në Sardinia ku kishte udhëtuar për të ndjekur një festival folklorik katalanas.

Madridi zyrtar e ka konsideruar të jashtligjshëm referendumin e vitit 2017 të Barcelonës dhe e ka akuzuar Puigdemontin për separatizëm dhe shpërdorim detyre.

“Ajo që Carles Puigdemont duhet të bëjë, është që të paraqitet përpara drejtësisë spanjolle,” – tha kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez gjatë një vizite në ishullin La Palma, ku shpërthimi i një vullkani ka nxitur gjendje të jashtëzakonshme.

Ish-lideri katalanas, i cili u largua nga vendi pas referendumit, pritet të dalë para gjykatës këtë javë ku do të vendoset nëse do ekstradohet në Spanjë apo do të lirohet.

Puigdemont u arrestua edhe më parë, në vitin 2019 pasi Spanja ka lëshuar një urdhër-arresti, mirëpo u lirua pasi ai kishte imunitet si deputet i PE-së. Në muajin mars PE votoi “pro” heqjes së imunitetit.

Gjithsej janë 9 lider të lëvizjes “pro” pavarësisë së Barcelonës, të cilët janë akuzuar ose dënuar me burg për rolin që patën në referendumin e vitit 2017. Disa prej tyre janë falur nga Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez.

Lideri aktual i Barcelonës, Pere Aragones, i cili është deklaruar disa herë në krah të Puigdemont, theksoi në një reagim se “shtypja dhe përndjekja politike duhet të marrë fund”.