zoom

Aktualitet

Ishte me grupin e PD-së/ Vrasja në Elbasan, i plagosuri Pavlo Vuksani ish-polic në Shkodër

Pavlo Vukasni është njëri nga të plagosurit e përplasjes me armë në Elbasan.

Viktimë e përleshjes mbeti aktivisti i Partisë Socialiste, Pjerin Xhuvani. Të plagosurit janë: Emiljan Prenga 39 vjeç, Pavlo Vuksani 50 vjeç, Eltjon Bodinaku 32 vjeç dhe Xhensila Sota 27 vjeçe, punonjëse e policisë.

Në njoftimin zyrtar për mediat, policia e Elbasanit deklaroi se efektivja u plagos në përpjekje për të parandaluar krimin. Në gjendje të rëndë është Eltjon Bodinaku, dhëndri i Pjerin Xhuvanit.

Ndërkohë, Emiljan Prenga dhe Pavlo Vuksani janë pjesë e shtabit të PD-së në Elbasan, së bashku me autorin.

Pavlo Vuksani është ish efektiv i krimeve në DVP Shkodër. Vuksani është larguar nga radhët e policisë në vitin 2013.