Policia kufitare në Spanjë është ndeshur me një rast të pazakontë. Teksa efektivët ishin duke kontrolluar thasët me elementë toksikë , brenda njërit prej tyre gjetën një burrë me origjinë marokene.
Autoritetet fillimisht menduan se burri ishte i vdekur, pasi lënda toksike ishte helmuese, por ata u siguruan që ishte gjallë, kur emigranti nisi t’i kundërvihet.
Raportohet se policia ka reaguar shpejt dhe ka bërë të mundur arrestimin e burrit.
Të lidhura