zoom

Aktualitet

Ishin miq me njëri-tjetrin! Krimi në Tiranë, autori dhe viktima qëndruan për disa orë bashkë në lokal

Të tjera informacionr mësohen nga vrasja e 27-vjeçarit te lagjja “5 Maji”, në Tiranë, mbrëmjen e kaluar.

Vktima ishte ulur në tavolinat e jashtme të një lokali, së bashku me 5 djem të tjerë, ku kanë qëndruar në shoqërinë e njëri-tjetrit për disa orë.

Më pas, ka ndodhur ngjarja e rëndë, ku policia ka identifikuar njërin nga autorët e krimit, që është shtetasi Marjus Dema. (Viktima dhe autori në fotografinë e lajmit).

Mësohet se Qema është qëlluar me një plumb në gjoks dhe është dërguar në QSUT nga djemtë e tjerë, që ndodheshin aty, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda.