zoom

Të gjitha

“Ishe me Locon në Kosovë?”/ Sindi u përgjigjet dyshimeve të ndjekësve

Një ndër vajzat më të komentuara në “Për’puthen” është Sindi Loci. Ajo realizon shpeshherë bashkëbisedime virtuale me ndjekësit e saj në Instagram. Në bisedën me fansat e saj, ajo iu është përgjigjur mjaft pyetjeve, ku spikat ajo e një ndjekësi që e ka pyetur se a ka qenë bashkë me Locon në Kosovë, një çështje kjo që u bë mjaft virale në rrjet pak ditë më parë.
“Pse s’ma kthe, ishe me Locon në Kosovë?”, ishte një nga pyetjet që Sindi zgjodhi të ju përgjigjej në InstaStory.

“Atëherë ta sqaroj njëherë e mirë këtë muhabet se po vlon goxha. Nuk kam qenë me Locon në Kosovë, rastisi që e njëjta fundjavë të na gjente në Kosovë. Unë kam qenë e shoqëruar me familjen time dhe kam shkuar deri në Prizren. Por kaq, me vonë u ktheva”, ka thënë Sindi.

Këto dyshime se mos ata të dy kanë qenë bashkë në Kosovë u nxitën si pasojë e fotove që ata publikuan në rrjetet sociale.

Kujtojmë se pak ditë më parë Elvisi të largohej përfundimisht nga “Për’puthen” për shkak të një postimi thumbues për Antonelën që i kushtoi shtrenjtë. Në atë postim Elvisi vinte në pah një litar, që simbolizon dënimin dhe vetëvrasjen, Arjan Konomi ju kthye kundër dhe me ton të ashpër kërkoi largimin e Locos nga programi.

Para se të largohej ai u përqafua edhe me Sindin, vajzën për të cilën ishte deklaruar se do të ishte vetëm për të në emision. Ndërkohë Sindi bëri një postim në rrjete sociale, duke shprehur hapur mbështetjen për Elvisin. Përmes këtij postimi ajo ka treguar se zgjedhja e saj e vetme në program mbetet Murati, sepse tashmë ka hequr dorë nga Elvisi. Ajo i ka uruar këtij të fundit që së shpejti të gjejë atë që meriton.