Aplikacion
Burime bëjnë me dije se Selimi është larguar nga Shqipëria në Kosovë dhe më pas, përmes Prishtinës, ka mbërritur në Britani, ku dyshohet se po fshihet.
Këtë të premte autoritetet vendosën masën e sigurisë “Arrest në burg” për të nga detyrimi për paraqitje që kishte deri më sot.
Po ashtu, pasaporta e Kushtrim Selimit ishte e bllokuar.
Ai akuzohet se nëpërmjet një portali bënte shkrime denigruese ndaj Drejtuesve të Lartë të Policisë së shtetit dhe në këmbim për heqjen e shkrimeve kërkonte para.
Mes të tjerash, Kushtrim Selimi akuzohet edhe se ka shfrytëzuar pozicionin e shefit për të zaptuar një sipërfaqe toke në Kallm, ku ka ndërtuar një vilë.
Bashkë me Selimin në “arrest në burg”, Gjykata e Durrësit firmosi edhe 6 vendime të tjera, më konkretisht “arrest në burg” për Metin Voglin, “pezullim nga detyra” për 4 efektivë policie, Edmond Plaku, Skënder Sakaj, Kastriot Karafili dhe Ardian Jonuzi. Ndërkohë, për ish-sekretaren e Kushtrim Selimit, Regina Omeri, po ashtu e përfshirë në skandalin e portalit shantazhues, u caktua masë “detyrim paraqitje” për moskallëzim krimi.
Tifozat Kuq e Zi sulmojnë FSHF-në: Hakmarrje tipike! Na la pa bileta për ndeshjen me Andorrën