zoom

Aktualitet

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri lirohet nga qelia

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është liruar nga qelia, pas më shumë se 1 viti në burg. Mësohet se ai do të kryejë pjesën tjetër të dënimit në shtëpi.

Vendimi ka ardhur pas një ekspertize mjekësore, ku përcaktohet se ai nuk mund të qëndronte më në burg.

Saimir Tahiri u dënua nga GJKKO me 5 vite burg për shpërdorim detyre, por për shkak të gjykimit të shkurtuar konvertohet në 3 vite e 4 muaj burg.

Në datën 4 shkurt 2022, Apeli i GJKKO la në fuqi këë vendim, duke çuar në qeli ish-ministrin.