zoom

Politikë

Ish-konsulli rrëfen: Erdogan u strehua te një familje shqiptare në Tetovë pasi u lirua nga burgu

Presidenti turk Tayip Erdogan ka jetuar për një periudhë kohore të shkurtër në Tetovë të Maqedonisë.

Ish-konsulli i Shqipërisë në Stamboll, Ermal Kalec, në një intervistë për Opinion tha se Erdogan jetoi në një familje shqiptare në 1999 për disa muaj pasi doli nga burgu.

Pjesë nga intervista:

Blendi Fevziu: Ç’bënte në Tetovë Erdogani?

Redi Shehu: Nuk e di, po e dëgjoj për herë të parë po…

Ermal Kaleci: Ka pasur një mik shqiptar.

Blendi Fevziu: Jetoi disa muaj apo më gjatë?

Ermal Kaleci: Jetoi disa muaj.

Blendi Fevziu: U largua nga Turqia për t’u mbrojtur dhe gjeti strehim në Tetovë, tek një familje shqiptare.

Në vitin 1998, Erdogan u dënua për nxitje të urrejtjes fetare për shkak se recitoi një poezi që krahasonte xhamitë me kazermat dhe besimtarët me një ushtri. Ai u dënua me 10 muaj burg, por qëndroi në qeli vetëm 4 muaj.