Aplikacion
Rajmonda Dashi, ish-drejtuese e Kadastrës Durrës, doli sot para GJKKO-së për t’u njohur me vlerësimin e masës së sigurisë, që u konfirmua në fund të seancës me. GjKKO la në fuqi masën “arrest shtëpie”, e dhënë më 24 tetor 2023.
Ajo akuzohet se ka ndihmuar një grup kriminal për investimin në pasuri të paluajtshme në Shqipëri, të parave të fituara nga krimi. Në pranga ra një bashkëpunëtor ndërsa masa “arrest në burg” u vu edhe për 2 vëllezër të dënuar në Belgjikë, si dhe u bënë sekuestrimet e pronave të tyre.
Dashi ishte dorëhequr mistershëm në vitin 2021 nga Kadastra e Durrësit dhe aktualisht drejtonte sektorin e zonës Kamëz-Vorë. /ZOOM.AL/
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet