zoom

Politikë

Ish-deputeti i LSI-së: Patronazhistë dhe database nuk ka vetëm PS-ja, por edhe ne e PD-ja

Ish-deputeti i LSI-së, Gledion Rehovica i ftuar në studion e Breaking në Top News bëri përgjegjëse direkte për dështimin e LSI-së, kryetaren Monika Kryemadhi.

Sipas tij, kryesinë e LSI-së e kapën paranojat duke bërë kështu që partia të dështojë me sukses.

Po ashtu Rehovica foli edhe për kryefjalën e kohëve të fundit “patronazhistët”. Ai tha se jo vetëm PS, por edhe PD dhe LSI kanë patronazhistët e vet.

“Nuk është ndonjë gjë e madhe, edhe PD dhe LSI kanë patronazhistët e vet, të gjitha partitë. Të gjitha partitë kanë database. E njëjta formë që ka PS e kanë të gjithë” tha Rehovica.