zoom

Aktualitet

Ish-agjenti i FBI-së vjen në Tiranë si pjesë e BKH/ Takimi me Yuri Kim

Një ish agjent special i FBI-së, Steve Butler do t’i bashkohet Byrosë Kombëtare të Hetimit, e njohur ndryshe edhe si “FBI-ja shqiptare.

Këshilltari i ri i BKH ka takuar ambasadoren amerikane Yuri Kim, teksa kanë diskutuar për SPAK dhe hetimet kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka kënaqësinë të mirëpresë në Shqipëri ish Agjentin Special Mbikëqyrës të FBI-së dhe këshilltarin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Steve Butler. Ambasadorja Kim u takua me Steve për t’a mirëpritur atë në ekip dhe për të biseduar mbi mbështetjen tonë të vazhdueshme për punën themelore të SPAK në hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar nëpërmjet trajnimeve, ndërtimit të kapaciteteve, pajisjeve dhe ekspertizës këshilluese”, thuhet në një mesazh të ambasadës amerikane.

Butler do të veprojë si këshilltar në institucionin e ri të drejtësisë, Byroja Kombëtare e Hetimit e cila bashkëpunon me SPAK dhe mbështetet nga SHBA.