zoom

Politikë

Ironizon Ylli Manjani: Patronazhistja ime të marrë në shtëpi 10 afganë të pasur, jo t’i lërë në konvikte me hale të pista

Teksa afganët që do të mbërrijnë në vendin tonë pritet të vendosen në godinat e konvikteve në qytetin Studenti, Ylli Manjani nuk ka kursyer një ironi therëse.

Kështu, përmes një postimi në Facebook, ai i bën thirrje patronazhistes së tij të strehojë 10 afganë  në shtëpi, (siç u tha shtetasit që do të vijnë në Shqipëri nga Afganistani janë të përzgjedhur, pra intelektuale) dhe jo t’i lënë në konviktet me lagështirë, pa higjienë dhe kushte.

Postimi i plotë:

Patronazhisten time e ftoj të marrë në shtëpinë e saj 10 Afganë, 5 intelektualë dhe 5 të pasur.

Nuk ka kuptim t’i lërë intelektualët dhe pasunarët që do na vijnë nga Afganistani, në konviktet me lagështirë dhe me hale të pisëta në fund të koridoreve…

Kështu zbatohet më mirë urdhëri i Bosit.