Aplikacion
Kjo është ironia therëse në një status të publikuar në rrjetet sociale nga opinionisti Vehap Kola, i cili bën një paralelizëm mes asaj që po ndodh në Afganistatin që ribie nën regjimin e talebanëve dhe asaj që ndodh në Shqipëri nga keqqeverisja.
“Le t’i ulin SHBA-të nja dy avionë edhe në Tiranë, ta shohin se si mbushet nga Kavaja deri në Laç fusha me njerëz. Talebani, talebani, Talebindja bën kërdinë”, shkruan Kola.
Shqipëria ka mbajtur për disa vite me radhë vendet e para në listën e personave që kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Europian. Shqiptarët kanë qenë më të shumtë edhe se sirianët, vendi i të cilëve njohu një nga luftrat më të ashpra civile, mes ISIS, forcave qeveritare të Bashar Al Asad dhe opozitës së mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Zoom.al