zoom

Bota

Irlanda zgjat kufizimet antiCovid-19 për të paktën 40 ditë

Irlanda do të mbetet nën masa kufizuese për të paktën edhe 40 ditë të tjera, njoftoi kryeministri i Republikës, Micheal Martin duke konfirmuar në Parlamentin e Dublinit, mbajtjen në nivelin maksimal të kufizimeve të vendosura në ishull rreth dy muaj më parë, si pasojë e varianteve kërcënuese, deri më 5 prill.

Pasi kishte regjistruar një prej niveleve më të ulëta në Evropë të viktimave nga COVID-19 deri në fund të 2020-ës, ndryshe nga fqinji britanik, Irlanda arriti rekorde botërore të numrit ditor të vdekjeve në raport me popullsinë, para se të fillonte marrjen nën kontroll të situatës.