zoom

Sport

Inter në telashe, 5 pjesëtarë të stafit rezultojnë me Covid

Drejtorët menaxhues të Interit, Alessandro Antonello dhe Beppe Marotta, drejtori sportiv, Piero Ausilio, avokati i klubit, Angelo Capellini, si dhe një anëtar i stafit teknik, rezultuan pozitivë për koronavirus. Vetë klubi zikaltër e bëri të ditur këtë gjë përmes një deklaratë zyrtare:

“FC Internazionale Milano, në vijim të testeve të kryera, njofton se rezultuan pozitivë për Covid-19: dy drejtorët menaxhues, Alessandro Antonello dhe Giuseppe Marotta, drejtori sportiv Piero Ausilio, avokati i klubit, Angelo Capellini, dhe një anëtar i stafit teknik. Të gjithë do të ndjekin procedurat e përcaktuara në protokollin shëndetësor”.

Muajt ​​e fundit, skuadra e Conte nuk është kursyer nga infektimi, që ka goditur lojtarë të ndryshëm. Të gjithë janë kthyer në aktivitet, pa pasoja. Alessandro Bastoni, Radja Nainggolan, Milan Skriniar, Roberto Gagliardini, Ionut Radu, Ashley Young, Marcelo Brozovic kanë qenë pozitivë. Po kështu, Daniele Padelli dhe Aleksandar Kolarov. Rast pozitiviteti fals ishte ai i Achraf Hakimit, i detyruar të humbasë ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Borussia Mönchengladbach, që përfundoi në barazimin 2-2, më 21 tetor 2020.