zoom

Aktualitet

Inskenoi vdekjen, misteret e biznesmenit: Dua të shoh fëmijët, pastaj do të flas

Ish-gjyqtarin italian të futbollit, biznesmenin Davide Pecorelli e pret një betejë e vështirë përballë drejtësisë në Itali dhe Shqipëri mbi inskenimin e vdekjes dhe zhdukjes pa gjurmë, teksa u zbulua se ishte gjallë vetëm pak ditë më parë në vendin e tij. Por përse u fsheh për tetë muaj?

Biznesmeni italian është shprehur se “Dua të shoh fëmijët e mi, pastaj do të flas” duke u larguar nga ambientet e policisë në Itali. Sipërmarrësi duhet të përgjigjet për një krim të simuluar, ndërsa dyshimet dhe hipotezat janë të shumta. “Çdo problem në Shqipëri ose vështirësitë financiare që mund t’i jenë shfaqur, mund ta kenë vënë atë para problemeve ose në rrezik” shkruan gazeta “La Nazione” në Itali.

Biznesmeni do të hetohet në vendin tonë për të paktën 4 akuza. Shkatërrimi i pronës, pasi mjetin që ai dogji në Pukë, e kishte marrë me qira në një kompani private në Rinas. Akuza tjetër është ajo e dhunimit të varreve, pasi eshtra e gjetur në vendngjarje dyshohet të jetë marrë në varreza të vjetra.

Pecorelli do të hetohet edhe për kalim të paligjshëm të kufirit. Kjo, pasi ai kaloi në mënyrë ilegale dhe me identitet të rremë kufirin nga Hani i Hotit deri në Itali.