zoom

Aktualitet

“Infektimet po rriten”/ Tomini për Covid-19: Në vjeshtë duhet të përgatitemi për…

Drejtoresha e ISHP-së, Eugena Tomini ka folur në lidhje me situatën e pandemisë Covid në vendin tonë, teksa është vënë re një trend në rritje infektimesh.
Tomini tha se vijon të ketë një numër të lartë të të infektuarve dhe se nënvariantet e COVID-19 kanë transmetueshmëri më të madhe.

“Kurbe e COVID-19 me luhatje gjate 4 javëve te fundit. Infektime janë te larta, krahasuar me numrin e testimeve. Numri i shtrimeve është më i reduktuar se sa një vit më parë. Kemi një kontakt më të madh mes njerëzve, pasi është sezoni turistik. Ka shfrenim të mosprespektimit të masave. Stina ka më shumë kontakte të afërta. Variantet BA4, BA5 kanë transmetueshmëri më të lartë. Preja dhe transmetushmëria do të ndikojë në rritjen e rasteve. Situata epidemiologjike shkon paralelisht me vaksinimi. Nuk jemi të paprekshëm nga riinfektimet, apo infektimet për herë të parë. Apo aq më tepër kur nuk kemi mbulim të madh me vaksinim. Me rëndësi që të mbahet në mënyrë të njëtrajtshme respektimi i masave”, tha Tomini.

Tomini bëri edhe një paralajmërim sa i takon asaj që pritet të ndodhë në vjeshtë.