zoom

Bota

Incident i frikshëm, qentë e Joe Biden-it dëbohen nga Shtëpia e Bardhë

Dy pastorët gjermanë të Joe Biden janë larguar nga ambjentet e Shtëpisë së Bardhë dhe janë rikthyer sërish në Delware për shkak të një incidenti gjatë javës që shkoi. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, më i riu nga qentë ka sulmuar një roje të sigurisë, në atë që është përshkruar si “incident agresiv”.

Qeni tre-vjeçar Major, i adoptuar nga presidenti i SHBA-ve në nëntor 2018, besohet se ka kafshuar rojen e paidentifikuar të sigurisë javën e shkuar. Ndërkohë detajet për dëmtimet e rojes së sigurisë dhe shëndetin e tij nuk janë bërë ende të qarta.

Burimet amerikane thonë se qeni ka pasur edhe precedentë të tjerë agresiviteti, si të lehura apo kërcime agresive ndaj stafit apo sigurisë. Dyshja e qenve presidenciale përfshin gjithashtu Champ, 13 vjeç, dhë tashmë thuhet se ata janë kthyer përsëri në shtëpinë familjare të Biden në Delaware.

Kur Presidenti i SHBA-ve dhe Zonja e Parë, Dr. Jill Biden, morën me vete në Shtëpinë e Bardhë dy qentë, Champ dhe Major, ata patën një mbështetje të madhe nga publiku për një arsye të vetme. Kjo ishte hera e parë pas katër vitesh që një kafshë shtëpiake jetonte në Shtëpinë e Bardhë, ndaj i gjithë publiku i mirëpriti. Ndërkohë edhe më herët është raportuar se Major është një qen agresiv, sepse edhe në nëntor të vitit të shkuar kafshoi Joe Biden teksa ishin duke luajtur dhe ky i fundit u detyrua të mbante një këpucë speciale për ecje derisa u shërua.