zoom

Aktualitet

“Ikni nga Shqipëria”! Ish-nënkampioni i botës, Ilir Suli: Më lanë pa punë, s’i duan njerëzit që punojnë këta

Ajo që në dukje nisi si një intervistim i thjeshtë i një njeriu të zakonshëm në një rrugë të Tiranës, përfundoi në një thirrje të trishtë e rrëqethëse nga një prej krenarive të vendit tonë.

“Ikni nga Shqipëria”, ishte ajo çka deklaroi Ilir Suli, një emër i ndritur shqiptar. I intervistuar sa i takon çështjes së zgjedhjeve, ish-nënkampioni i botës në shtanga u shpreh:

“Këtu në këtë vend çfarë nuk po ndodh, bëni mirë të ikni nga Shqipëria, më dëgjoni mua. E dini ju kush jam unë? Ilir Suli, ish-nënkampion i botës në shtanga. Pasi lashe sportin, më lanë pa punë; nuk i duan njerëzit që punojnë këta, këta duan s’po ua them më mirë emrin. Ikni nga ky vend, kjo ka ngelur vetëm”.