zoom

Aktualitet

IKMT zbarkon në Kep të Rodonit/ Fadroma merr përpara gjithçka! Denoncimi: E padrejtë, s’dinim asgjë

Një denoncim vjen kundrejt Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Në një letër drejtuar IKMT-së, shoqëria “Albania Tourist Resort” deklaron se pa asnjë paralajmërim, pa marrë në konsideratë as lejet përkatëse dhe vendimet gjyqësore, IKMT vazhdon të shkatërrojë me fadroma çdo objekt dhe rrugën që lidh Kishën e Shna Ndout.

Shoqëria në fjalë shprehet se pa dhënë asnjë shpjegim, menjëherë është vënë në punë fadroma, e cila përpos rrugës që të lidh me kishën ka prishur edhe tendën e lokalit. Po kështu nuk janë kursyer as pemët, shtyllat e dritës apo çezmet e ujit.

Teksa IKMT ka zbarkuar në vend pa asnjë paralajmërim, për Zoom.al thuhet se diçka e tillë ndodh në një kohë kur 10 metra pa hyrë në Kep është betonizuar pylli e bregdeti dhe askush nuk i prek.