zoom

Aktualitet

Ikën Basha? Më 13 qershor zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së

Më 13 qershor në Partinë Demokratike me shumë mundësi ka zgjedhje për kryetarin e ri të kësaj force politike Vendimi është marrë pak minuta më parë në mbledhjen e Kryesisë së partisë.

Propozimi ka ardhur nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Propozim i cili do të votohet edhe në Këshillin Kombëtar të PD.

Basha do të rikandidojë për kryetar të PD ndërkohë përballë deri më tani ka Fatbardh Kadillin që ka zyrtarizuar kandidaturën.

‘Të analizojme punën e secilit në nje mbledhje të vecantë në Kryesi dhe më pas në cdo QV.

Në këtë parti nuk ka asnjë njeri të padobishëm. I propozoj Kryesisë fillimin e procesit zgjedhor për kryetar të PD. Secili prej anëtarëve të Kryesisë që ka shpallur ambicien të ketë mundësine ta shpjegojë vizionin tij në institucione, pa paragjykuar askënd, një garë të drejtë e të barabartë, kur demokratët të gjykojnë lidershipin aktual dhe

16-22 maj paraqitja e kërkesës për kandidim nga ata që përmbushin kriteret
24 maj – 11 qershor fushatë në të gjithë strukturat.
13 qershor – zgjedhjet sipas parimit një anetar-nje votë”– ka deklaruar Bardhi.