zoom

Lajme

Igli Tare do të drejtojë Milanin? Mediat italiane zbardhin detaje

Igli Tare është një nga emrat më të përfolur të momentit për të marrë drejtimin e klubit të Milanit.

Sipas “Tuttosport”, Igli Tare shihet si një kandidaturë që e njeh futbollin italian dhe që mund të punojë në ekip.

Megjithatë, ai duhet të mposhtë edhe tre emra të tjerë në garë, Fabio Paraticcit, Andrea Bertës dhe Fransua Modesto.

Paraticci është një pretendent i fortë, sipas mediave italiane dhe rikthimi i tij në botën e futbollit pas dënimit që mori gjatë kohës që ishte te Juventus është më afër se kurrë.

Andrea Berta nga ana tjetër ka qenë drejtori sportiv i Atletico Madrid, por ai është i dyjëzuar mes Milanit dhe PSG.

Ndërsa Igli Tare ka qenë drejtor sportiv te Lazio prej verës 2008 dhe deri në verën e 2023, kur vendosi të largohej pas 15 vitesh.