Aplikacion
“Një detyrim kushtetues, që në tre raundet e para duhet të jetë me konsensus. E theksuam këtë gjë. Nëse zgjidhet në mënyrë të njëanshme, shërben për të zgjidhur krizën. Presidenti duhet të jetë një person, thellësisht me ekeperiencë politike. Një president që mbart edhe pjesën tjetër të konsensusit do ta luante shumë mirë këtë rol. Ne gjetëm një vullnet të mirë. Nuk do të kemi një president të zgjedhur në mënyrë të njëanshme. Ramë dakord, që kemi hyrë në një proces kushtetues….Duhet të fokusohemi në emra konkretë.”
I pyetur se pse nuk pret që të negociojë së një e tërë me PD-në, Idrizi tha se “nuk kushtëzojmë dot njeri në formatin që ata zgjedhin për të biseduar. Ne nuk mund të lëmë në terr shqiptarët për procesin e zgjedhjes së njeriut me të rëndësishëm në piramidën e shtetit. PDIU e ka marrë këtë përgjegjësi”.