zoom

Aktualitet

Identifikohet 37-vjeçari shqiptar që u gjet i vdekur në Kostur. Ekspertët dyshojnë për…

Pak pasi u gjet i pajetë, është identifikuar 37- vjeçari shqiptar, trupi i të cilit u zbulua rastësisht në një zonë rurale, jashtë fshatit Pentavrysos, në Kostur të Greqisë.

Bëhet fjalë për shqiptarin Kreshnik Kazanxhiu. Identifikimi dhe njohja e viktimës u krye prej vëllait të viktimës, Refail Kazanxhiu, i cili është është banor i zonës ku u gjet edhe trupi.

Mjeku ligjor pasi këqyri viktimën, tha paraprakisht  se dyshohet vdekje nga një atak kardiak. Trupi i viktimës nuk duket të ketë plagë ose goditje të jashtme.

Ekspertiza do të kryehet gjatë ditës së sotme ndërsa analizat toksikologjike pritet të japin përgjigje për shkaqet e vdekjes të 37-vjeçarit. /ZOOM.AL/