zoom

Aktualitet

Ia hodhën trupin në rezervuar! Pse u vra 25-vjeçari në Korçë

Prokuroria e Korçës ka arritur në përfundimin se 25-vjeçari Fridman Xhaferraj është vrarë për larje hesapesh. 25-vjeçarit Fridman Xhaferraj iu mor jeta në Korçë dhe më pas trupi i tij u hodh në rezervuar.

Sipas prokurorisë, Xhaferraj është larguar nga shtëpia në datën 22 maj, një ditë pas ndryshimit të masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Në datën 23 maj, policia ka shkuar në shtëpinë e 25-vjeçarit për të kontrolluar zbatimin e masës së sigurisë, por nuk e ka gjetur. I vëllai i ka deklaruar policisë se Fridman është nisur për të punuar në Greqi me disa persona të tjerë.

Autor i dyshuar i vrasjes është L. Spahija dhe një 26 vjeçar me iniciale K.B . Të dy nga Lushnja, dhe që tashmë janë shpallur në kërkim.