zoom

Aktualitet

Ia hodhën fajin njëri-tjetrit, dalin pamjet kur oligarku Gjergj Luca sulet drejt Luçiano Boçit

Janë publikuar pak sekonda nga sherri mes oligarkut Gjergj Luca dhe ish-deputetit të PD, Luçiano Boçi në Elbasan. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews, është Luca ai që kërkon të sulet drejt ish-deputetit, i cili qëndron statik në këmbë. Dy burra përpiqen të mbajnë biznesmenin që duket shumë i acaruar. Ai para mediave tha se ishte Boçi ai që e provokoi dhe e kishte goditur, pasi sipas tij kishte një shenjë shumë të madhe, por që nuk e tregoi.

Këto janë vetëm pak sekonda nga sherri, pasi siç u pa dhe nga shenjat në fyt të ish-deputetit, përplasja fizike ka qenë më e fortë.

Ditën e djeshme Luca u shpreh:

Erdhi provokoi, shau. Unë isha duke pirë kafe. Më provokoi. Boci është rrugaç. Më e bukura është që më ka grabit dhe telefonin. Më ka rënë telefoni në tokë. Ishalla policia i ka morë kamerat dhe ta zbardhë. Më ka morë dhe telefonin. Edhe kamarieri që ka qenë aty e ka parë që ma ka marrë telefonin. Për zotin, unë kam një shenjë që me ta kallxu ty do iu binte telefoni në shesh.

Ndërkohë ish-deputeti theksoi se Luca e ka kërcënuar me jetë dhe bënte gjeste sikur do të nxirrte armën.