zoom

Aktualitet

I riu në Tiranë rreh nënën për t’i marrë paratë

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Mësohet se 35-vjeçari D. P., përveçse e ka dhunuar të ëmën, i ka vjedhur edhe një shumë parash dhe sendet e saj personale.

Ai ka qenë i dënuar edhe më parë për dhunë në familje dhe vjedhje.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. P., 35 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja”, sepse në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe i ka vjedhur një shumë parash dhe sendet personale nënës së tij”, njofton policia.