zoom

Aktualitet

I prekur nga Covid! Ndërron jetë Kryetari i grupseksionit të PD-së në Belsh, 32-vjeçari i intubuar prej ditësh te ‘Shefqet Ndroqi’

Kryetari i grupseksionit të PD-së në Belsh, Alban Hidri ka ndërruar jetë nga Covid. 32-vjecari ka qënë i intubuar prej ditësh te spitali ‘Shefqet Ndroqi’. Bëhet e ditur se ai nuk kishte sëmundje të tjera shoqëruese. Hidri, ishte i martuar dhe kishte një vajzë 2-vjeçare.

Kanë qënë miqtë e tij ata që kanë ndarë lajmin e hidhur në rrjetet sociale.

‘Na hidhëroi pa masë lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta e Alban Hidrit, kryetarit të grupseksionit Rrasë. Një njeri i shkëlqyer që fatkeqësisht nuk ia doli dot në betejën me COVID-19.Energjia dhe pozitiviteti i Albanit do na mungojë të gjithëve, familjes së tij të dashur, miqve dhe kolegëve. U prehsh në paqe Alban!”, shkruajnë miqtë e tij.