zoom

Politikë

I pari President që do të shkarkohet? Kuvendi voton sot për Metën

Kuvendi i Shqipërisë në seancën plenare të kësaj të mërkure pritet që të shkarkojë presidentin Ilir Meta. Nëse deputetët do të votojnë pro këtij shkarkimi, Meta mund të bëhet presidenti i parë në historinë shqiptare që mund të shkarkohet.

Në seancën e sotme do të votohet raporti i Komisionit Hetimor Parlamentar, i cili ka propozuar dhe vendimin për kreun e shtetit. Nga ana tjetër një Presidenti Meta nuk e ka njohur këtë nismë të mazhorancës, madje e e ka cilësuar nul dhe anti kushtetuese.

Ndërkohë Partia Socialiste e ka cilësuar si domosdoshmëri për të “çliruar Presidencën nga një pengmarrje”. Sipas mazhorancës kjo kërkesë nuk ka ardhur me qëllim që kjo e fundit të caktojë në krye të presidencës një emër nga radhës e saj, ku kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka thënë se emri i ri i Presidentit do të bëhet në bashkëpunim me Kushtetutën.

Kujtojmë se kjo është nisma e dytë përmes një komisioni të dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Ilir Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkon shkarkimin e tij nga detyra. Ngritja e këtij Komisionit Hetimor, nuk është njohur nga vetë Meta, i cili përmes zëdhënësit të tij u shpreh se “s’do tolerojë asnjë intimidim nga mafia lokale e ndërkombëtare” dhe se ky vendim ishte antikushtetues dhe antiligjor.

Ndërkaq Meta ndonëse është thirrur nuk ka pranuar të shkojë në asnjë mbledhje të komisionit.