zoom

Aktualitet

I pandehur për Sterilizimin, ish-ministri Ilir Beqaj mbyllet sërish në SPAK për të lexuar dosjen!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur sërish sot në SPAK, për të vijuar me leximin e dosjes së tij voluminoze, e cila ka 700 fashikuj, teksa e ka pasur të pamundur që të paguajë tarifën për të marrë fashikujt e dosjes.

Teksa SPAK ka bërë me dije se Beqaj duhet të paguajë 1,2 milionë lekë, ky i fundit ka refuzuar. Në këtë mënyrë, Beqaj duket se dhe sot do të rrijë gjithë ditën në SPAK për të lexuar aktet e dosjes.

Ish-ministri i Shëndetësisë, është nën akuzë për Sterilizimin, bashkë me 8 persona të tjerë, mes tyre dhe ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Beqaj refuzoi që të paguante 1 milion e 200 mijë lekë për çështjen.

Beqaj i ka mohuar akuzat për shpërdorim detyre, por sipas SPAK, kostot e tenderimit dhe shërbimeve përkatëse janë fryrë qëllimisht, me objekt përfitimi. /ZOOM.AL/