zoom

Aktualitet

I pandehur për Sterilizimin, Apeli i GJKKO rrëzon ish-zv/ministrin Rrjepaj për ndryshimin e masës

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-zv/ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest me burg”.

Ish-zyrtari socialist është arrestuar dhe ndodhet në burg nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifimin e dokumenteve, në lidhje me koncesionin 100 mln euro të Sterilizimit.

Rrjepaj u arrestua kohë më parë së bashku me biznesmenin Ilir Rrapaj, lidhur me koncesionin e sterilizimit, si dhe 6 zyrtarë të tjerë të pandehur.

SPAK aktualisht e ka dërguar dosjen për gjykim në GJKKO dhe pritet nisja e procesit. Gjithashtu akuzat iu komunikuan në fillimjavë edhe ish-ministrit Ilir Beqaj, po për të njëjtën çështje. /ZOOM.AL/