zoom

Sport

I pandalshmi Armando Sadiku! Shënon 2 gola për 20 minuta kundër San Jose

Armando Sadiku është rikthyer te goli dhe po shkëlqen në ndeshjen që ekipi i tij Bolivar po luan në transfertë ndaj San Jose.

Aktualisht është mbyllur pjesa e parë dhe sulmuesi shqiptar ka shënuar dopietë.

Ishte Sadiku që në minutën e 22-të hapi serinë e golave. Bolivar shënoi golin e dytë me Ramos dhe Sadiku para se të mbyllej pjesa e parë shënoi golin e tretë për ekipin dhe të dytin personal.