zoom

Aktualitet

I mori para një qytetari, dhunoi një tjetër, përjashtohet efektivi! AMP urdhër ndalimi ndaj tij

Efektivi i rendit, Shkëlzen Gjonaj është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit, ndërsa AMP ka nxjerrë urdhër ndalimi ndaj tij.

Vendimi erdhi pasi 55 vjeçari u filmua duke teksa hyn brenda mjetit të një qytetari dhe i kontrollon portofolin.

Polici i rendit në Shkodër i merr qytetarit një zarf të vogël ku dyshohet se ishin 350 mijë lekë dhe 50 euro dhe ia kthen pas disa orësh.

Gjithashtu janë publikuar video ku ai godet me grushte e shkelma një të ri brenda një lokali në Shkodër.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit Përgjithshëm Shkodër, në saj të një pune të përbashkët hetimore në funksion të procedimit penal regjistruar më datë 31.05.2023, ka finalizuar me sukses dokumentimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të punonjësit të policisë Nënkomisar SH. GJ., 55 vjeç, , me detyrë Specialist Rendi në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Ndaj këtij punonjësi, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit Përgjithshëm Shkodër ka nxjerrë urdhër ndalimi për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Kanosje”, në dëm të shtetasve me iniciale B. U. dhe A. B.

Ky rast është publikuar në media më datë 01.06.2023”, raporton AMP.