zoom

Të gjitha

“I kërkoj ndjesë produksionit”, Andi tregon prapaskenat e nxehta me Jasminën jashtë “Për’puthen”

Jasmina dhe Andi janë dy prej konkurrentëve më të komentuar të emisionit “Për’puthen” të cilët shfaqën afrimitet të madh me njëri-tjetrin që në fillim. Madje, mes tyre u shkëmbyen edhe puthje në buzë, teksa e para që e theu akullin ishte Jasmina, duke u çuar për ta puthur Andin në mes të emisionit.

Dyshja është parë kudo bashkë dhe puthjet kanë vazhduar të jepen, ndërkohë që të gjithë dyshonin se ata mund të ishin lidhur me njëri-tjetrin. Për t’i vërtetuar Jasminës se është serioz në njohjen me të, Andi deklaroi më herët që është vetëm për Jasminën në emision, ndërsa kjo e fundit tha se do të vazhdojë edhe takimet me djemtë e tjerë, pasi nuk ka ende aq shumë siguri nga Andi për të marrë edhe ajo të njëjtin vendim.

Pëlqimi për njëri-tjetrin është aq i madh, saqë dy konkurrentët i kanë thyer rregullat e emisionit, duke u takuar dhe jashtë dhe madje duke shkëmbyer shpeshherë puthje, gjë që produksioni e ndalon. Në emision, Andi i kërkoi ndjesë produksionit që nuk kishin arritur t’i përmbaheshin rregullave, duke treguar sa herë ishte takuar dhe puthur me Jasminën.

“Me Jasminën kemi dalë, jemi takuar pas emisionit nja 4-5 herë. Dy herë kur ishim tek lokali i Atdheut, kemi diskutuar e jemi puthur nga pak. Një ditë tjetër ishte pas emisionit, pasi më ka ofenduar, jemi takuar e kemi biseduar dhe në fund, gjithë ai debat e argument përfundoi me puthje.

Një herë tjetër ka qenë kur jemi takuar me Jasminën është kur erdha nga Kosova dhe ja solla një fustan. Si përfundim, jemi puthur. Sipas të gjitha gjasave, i kërkoj produksionit falje dhe ndjesë për thyerjen e rregullave.”- është shprehur ai.