zoom

Aktualitet

I hapet rrugë vaksinës ruse dhe kineze, Manastirliu dhe Ahmeta

Qeveria shqiptare i ka hapur rrugë negociatave me vaksinat ruse dhe kineze. Sipas aktit normativ të ditës së sotme, Manastirliu dhe Ahmetaj si ministra janë të autorizuarit për negociatat.

Në akt normativ theksohet se negociatat zhvillohen me vaksinat të cilat janë të certifikuara nga trupa certifikuese në vendin e prodhimit të tyre.

Duket se me këtë akt, Shqipëria përveç perëndimit po kthen sytë dhe nga lindja ku Rusia dhe Kina kanë prodhuar prej kohësh vaksinat e tyre.