Aplikacion
Përmes një postimi në Facebook, Gentian Myrta sqaron se audiopërgjimi “Babale 2” i shpërndarë sot nga PD-ja është tërësisht i sajuar dhe tregon se PD ka frikë nga humbja e 25 prillit.
“Partia e Babales qenka në dëshpërim total. Janë kaq shumë të frikësuar nga humbja e 25 prillit saqë kanë marrë në ndihmë montazhierët diletantë të Shqup-it dhe kanë sajuar një audiopërgjim të turpshëm që veçse i certifikon si partia e babaleve të Salianjit. Sqaroj se pseudopërgjimi Babale 2 është një sajesë e ulët që do të marrë dënimin e merituar nga SPAK, njësoj si babale 1 dhe do e nxijë edhe më shumë faqen e partisë së babaleve. Që sot do të paraqes në SPAK një kallëzim për kallëzimin e rremë të Belind Babales”, shkruan Myrta.