zoom

Të gjitha

“I dënuar për dhunë në familje”- Kush është në të vërtetë 43-vjeçari që u bë pjesë e “Për’puthen 40+”?

Mbrëmjen e djeshme në “Për’puthen Prime” u prezantuan konkurrentët e rinj të “Për’puthen +40”.  Si fillim i janë bashkuar programit 4 zonja nga mosha 40-64 vjeç.

E para që ju bashkua emisionit ishte Gilberta Simoni 43 vjeçe nga Lushnja që punon si mësuese. Erlina Ogreni ishte konkurrentja e dytë me origjinë nga Lushnja, e cila prej 7 vitesh e gjysmë është divorcuar dhe ka një vajzë 12 vjeçe. Ndërsa Luljeta Nabani, 64 vjeçe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve sapo hyri në studio. Përveç pamjes së saj të veçantë, Luljeta spikati edhe me karakterin, që i bëri të gjithë për vete. Luljeta tha se ka si pasion udhëtimet, ecjen në natyrë dhe palestrën. Programit u bashkua edhe një gjyshe 62-vjeçare me origjinë nga Tirana. Shqipe Rexha tregoi se është e divorcuar dhe se ka 4 fëmijë.

Nga ana tjetër programit ju bashkuan edhe 6 zotërinj, të cilët do të kenë mundësinë të njihen me 4 zonjat. Sami Flamuri nga Mali i Zi, 51 vjeç tregoi se ishte i divorcuar dhe baba i dy vajzave.

Naun Bera 42 vjeç, kishte ardhur enkas nga Gjermania për “Për’puthen +40”. Pjesë e programit u bënë edhe dy 44-vjeçarë, Ilir Lara dhe Muhamet Bizhga. Ky i fundit tha se është i divorcuar prej 8 vitesh dhe se është baba i një djali 13-vjeçar. Madje ai i habiti të gjithë, pasi u shpreh se kishte marrë opinionin e ish-bashkëshortes dhe të djalit për t’u bërë apo jo pjesë e “Për’puthen”. Programit ju bashkua edhe një 54-vjeçar nga Durrësi, i divorcuar i cili jeton mes Italisë dhe Shqipërisë.

Zotëria i fundit që ju bashkua “Për’puthen +40” për puntatën e parë ishte Armando Abazi 43 vjeç, i cili tha se është me profesion arsimtar dhe se jeton prej vitesh në Itali.

Por siç mësohet, Abazi është prezantuar ndryshe nga seç është në të vërtetë.

“Armando nuk ka jetuar jashtë sikurse u paraqit në klip, madje edhe profesioni të cilin tha se është arsimtar nuk e ushtron një profesion të tillë”, bëjnë me dije burime të sigurta për ‘Real News’.

Sipas këtyre burimeve, 43-vjeçari mund të ketë udhëtuar, por jo të ketë jetuar jashtë Shqipërisë.

Gjithashtu mësohet se Armando është divorcuar 3 herë dhe biles është denuar për dhunë në familje.