zoom

Politikë

“I degjeneruar”, kjo është përgjigjja e Bashës për fotot që publikoi Rama

Lulzim Basha i është përgjgjur sulmit që Edi Rama u bëri dje kandidatëve për deputetë të opozitës, duke postuar foto denigruese të tyre, të marra nga jeta private dhe të montuara në mënyrë të atillë për t’i treguar ata si njerëz të ulët e pa dinjitet.

Në një video-mesazh të posaçëm, Basha tha se Rama tregoi se është i ulët deri në pikën e fundit, pasi sulmon gra, vajza e nëna.

“Nga sot deri në 25 prill duhet ti kërkonte falje shqiptarëve, kur në fakt është çakërdisur, merret me shpifje. Pa pikë qytetarie. I degjeneruar deri në pikën e fundit, duke sulmuar gra ,vajza, nëna. Kjo është alternativa e tij. Ka pasur 8 vite dhe nuk realizoi asnjë premtim”, u shpreh Basha.

Edi Rama sulmoi dje në nënyrë të paprecedent disa nga figurat kryesore të opozitës, duke vendosur foto krahasuese mes tyre dhe kandidatëve të Partisë Socialiste.
Disa prej atyre që u gjendën nën sulmin e tij reaguan duke thënë se kjo është arma e fundit që i ka mbetur një kryeministri që ka vjedhur popullin e tij për 8 vjet me radhë dhe tani ka mbetur i vetëm.

Edhe Lulzim Basha tha sot se Rama ka mbetur i vetëm.

“Do jemi bashkë në këtë betejë. Ata janë të vetëm. Janë një grup njerëzish që kanë marrë peng vendin. Ata kanë një axhendë, ta mbajnë nën kontroll. Ne do të investojmë gjithçka.  Opozita ka ngritur mekanizmin e mbrojtës së votës, duhet të dalim masivisht dhe ta largojmë me votë këtë kryeministër”, deklaroi Basha. ©Zoom.al

VIDEO-MESAZHI I BASHES

http://