zoom

Aktualitet

I ati pa gjithë skenën! Krimi në Dibër/ Qëndruan në lokal deri në mesnatë, vëllai e vrau vëllanë sapo hyri në oborrin e shtëpisë

Zbardhen detaje të reja nga krimi tragjik brenda familjes në Maqellarë të Dibrës, ku vëllai vrau me thikë vëllanë e tij më të vogël.

26-vjeçari Florian Tonuzi dhe vëllai i tij 23-vjeçar, Benard Tonuzi kanë qëndruar deri në mesnatë në një lokal në Maqellarë dhe më pas janë kthyer bashkë në shtëpi, me makinën e tyre, ku autori ka qenë në timon dhe vëllai i vogël në vend të parë.

Kur kanë mbërritur në shtëpi, djemtë i kanë thirrur babait që t’u hapte portën.

Ky i fundit ka dalë jashtë, u ka hapur portën fëmijëve, të cilët kanë hyrë në oborrin e shtëpisë dhe pikërisht aty ka ndodhur dhe ngjarja tragjike. 26-vjeçari e ka qëlluar vëllanë e tij me thikë brenda makinës, ndërsa i ati ka parë gjithë ngjarjen e tmerrshme.