zoom

Aktualitet

I akuzuar për vrasjen e Briken Sanajt, arrestohet 49 vjeçari i shpallur në kërkim

Gjelosh Krasniqi, i dyshuar për vrasjen e Briken Sanajt, në tetor të vitit të shkuar në Tiranë, është arrestuar në Pejë.Për Krasniqi është vendosur arrest me burg për 48 orë. Prokuroria do kërkojë arrest me burg për 30 ditë, siç e parashikon Kodi Penal në Kosovë, dhe do të kryhen procedurat me ministrine e Drejtësisë në Tiranë për ekstradimin e tij.

I arrestuar në Kosovë edhe një person tjetër, i cili e ka strehuar Krasniqin në banesë.

Si ndodhi vrasja

Të paktën katër persona dyshohet se morën pjesë në atentatin e 30 tetorit. Vepruan me saktësi dhe duket se nuk kanë lënë gjurmë në duart e policisë. Dy atentatorët u futën në rezidencë pasi çanë rrethimin e jashtëm, e qëlluan nga një distancë të afërt, nga një vend poshtë një peme ulliri.

Të ndihmuar nga një person i tretë, u larguan me shpejtësi me makinën tip “Mercedez Benz”, të cilën e dogjën. Personi i katërt ka pasur rol vëzhgues. Mënyra se si është ruajtur derisa të mbërrinte brenda rezidencës “Kodra e Diellit” dhe hyrja e autorëve nga rrethimi i pasmë i bind hetuesit se ishin vrasës profesionistë dhe me pagesë.

Itinerari që ndoqën autorët

Pasi dolën në Unazë, vijuan përmes ish-sheshit “Shqiponja” dhe hynë në autostradë, nga e cila hynë në rrugën dytësore pranë një qendre tregtare dhe disa kilometra më tej dogjën makinën në Qafë-Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash. Një person tjetër i largoi. Targat e makinës tip ‘Benz’ i përkasin shtetasin Luan Qanushi, të cilat ishin të vjedhura. Brenda makinës janë gjetur dhe armë tip kallashnikov.
Plagosja në vitin 2012

Briken Sanaj dyshohet se u vra për plagosjen e kryer 10 vite më parë nga vëllai i viktimës, Antonio alias Renato Sanaj, për një vajzë. Në atë kohë, Renato qëlloi dhe plagosi Gentian Kolën. Dy familjet në Lezhë u futën në gjak dhe tentativat për pajtim ishin të pasuksesshme.