zoom

Politikë

Humbja e PS-së në Lezhë, kryebashkiaku: Pati luftë brenda llojit, PD veproi më mirë

Partia Demokratike arriti të marrë 4 mandate në Lezhë, duke lënë pas Partinë Socialiste me 3 mandate, ndërsa LSI-ja nuk e kaloi pragun.

Për fitoren e PD-së, kryebashkiaku socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu ia lë “fajin” luftës brenda llojit në PS.

“Lezha si Qark 4-3 për PD! Dua të falenderoj të gjithë strukturat e Partisë Socialiste në teritorin e Bashkisë Lezhë, si dhe shumë të tjerë, që na mbeshtetën dhe votuan për Nr 12. Lezha doli me -336 vota, por taktika e gabuar në luftën brenda llojit për votat e kandidateve, dhe gabimet njerezore në votim, bënë që të dalin të pavleshme rreth 2400 vota, ku të pakten 70% e tyre janë votues të 12, pra Partisë Socialiste! Taktikisht duhet thënë PD veproi më mirë se kërkoi vetëm për numrin 9, pa numrat e kandidatëve! Shumica e votuesve kanë votuar 12, por kanë votu kandidatin vertikalisht duke e bërë të pavleshme votën. Gjithsesi ju jam mirënjohes të gjithëve, sepse falë nesh, PS Lezhë, u ruajt mandati i tretë në qark që ishte dhe objektivi jone!”- shkruan Ndreu.