zoom

Bota

Humbi përballë Erdogan/ Kiliçdaroglu: Shteti u vu në shërbim të një njeriu

Kreu i opozitës në Turqi, Kemal Kiliçdaroglu reagoi për herë të parë pas rezultatit humbës në balotazh përballë Rexhep Tajip Erdogan.

Në një deklaratë nga selia e partisë së tij, Kiliçdaroglu pranoi rezultatin, por akuzoi Erdogan se e kishte vënë të gjithë shtetin në shërbim për të siguruar fitoren e tij.

Ai falenderoi qytetarët që e votëbesuan dhe kërkoi që pavarësisht bindjeve, problemet e tyre të zgjidhen njësoj.

“Nga tani e në vazhdim, dua të shoh 25 milionë turq që më votuan mua të mos jenë të zhgënjyer. Marshimi ynë vazhdon, ne jemi këtu. Ne jemi një familje. Shteti u vu në shërbim të një njeriu. Dëshiroj të falënderoj votuesit tanë që shprehën bindjet e tyre në një klimë frike”, deklaroi Kemal Kiliçdaroglu.