zoom

Aktualitet

Humbi jetën gjatë pushimeve në Shqipëri, kush është polici nga Kosova që u mbyt në Velipojë

Është identifikuar 59-vjeçari që u mbyt mesditën e kësaj të diele në plazhin e Velipojës.

Komuna Shtime, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, thotë se personi që ka gjetur mbytjen në Velipojë është polici nga Kosova Hasan Hysenaj.

Në shkrimin e tyre ata i shprehin ngushëllime familjes së viktimës dhe e cilësojnë Hysenajn si një profesionit të lartë dhe me kontribut të madh në punën e bërë.

Postimi i Komunës Shtime:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR FAMILJEN E POLICIT HASAN HYSENAJ
Shtime, 22 gusht 2021 – Me keqardhje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor, Hasan Hysenaj nga fshati Petrovë.

Me këtë rast shprehim ngushëllimet të sinqerta familjarëve, të afërmve, kolegëve të punës dhe miqve të tij!

Do ta kujtojmë përherë Hasan Hysenajn, jetën dhe veprën e tij në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës, përkushtimi i pashoq dhe profesionalizmi i lartë, ishin vyrtyt i tij, andaj, kujtimi për të do të jetë i përjetshëm!