zoom

Bota

Humbi djalin ushtar në Afganistan! Nëna britanike: I vajta te varri, i thashë se sakrificat e tua ishin të kota

Nëna e një ushtari britanik të vrarë nga luftimet në Afganistan tha për BBC se vdekja e djalit të saj kishte rezultuar “e kotë”. Djali i Hazel Hunt, Richard, humbi jetën në një shpërthim në provincën Helmand në 2009.

“Unë vendosa lule mbi varrin e tij dhe bisedova me të, i thashë se çfarë po ndodh në Afganistan. I thashë se të gjitha sakrificat e tua kanë qenë të kota.”

Kjo është një nga familjet e shumta të prekura nga lufta afgane, të cilat folën për BBC dhe shprehën zemërimin e tyre nga ringjallja e shpejtë e talebanëve. Ben Parkinson u plagos rëndë në 2006 kur një minë shpërtheu në automjetin e tij në Afganistan. Ai tha për BBC -në se përpjekjet e forcave britanike kishin rezultuar të kota”.